Shtëpia e Bardhë kërcënon Rusinë për shkak të Sirisë!
Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar të mundshme shtimin e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të mbështetjes së Moskës ndaj qeverisë së Sirisë.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Xhash Ernest, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, në lidhje me kërkesën e politikanëve amerikanë për të shtuar sanksionet kundër Rusisë për shkak të zhvillimeve në Siri, tha: "Plani për shtimin e sanksioneve financiare kundër Rusisë akoma është në shqyrtim. Sanksionet janë treguar një mekanizëm i dobishëm për realizimin e interesave tona në të gjithë botën, prandaj vendosja e masave të tilla ndëshkimi konsiderohet opsion i mundshëm. Uashingtoni preferon që në këtë rrugë të punojë në bashkëpunim me partnerët e tij dhe jo në mënyrë të njëanshme". Ndërkohë Boris Xhonson, ministri i punëve të jashtme të Anglisë, ditë më parë u është bashkuar politikanëve amerikanë të cilët kërkojnë vendosjen e sanksioneve reja kundër Rusisë për shkak të zhvillimeve të fundit në qytetin Alepo në veri të Sirisë. Kohëve të fundit armëpushimi u prish dhe luftimet kanë filluar në mënyrë të ashpër në këtë qytet.