Rusia reagon ndaj deklaratës kërcënuese të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29431-rusia_reagon_ndaj_deklaratës_kërcënuese_të_amerikës
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë të mërkurën reagoi ndaj deklaratës kërcënuese të Uashingtonit për ndërprerjen e bashkëpunimit me Moskën në Siri dhe me anë të një deklarate, tha: "Gjatë bisedave telefonike të Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë me homologun e tij amerikan Xhon Kerri, nuk është folur për ndërprerjen e bashkëpunimit të të dy vendeve në Siri".
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 29, 2016 04:17 Europe/Tirane
  • Rusia reagon ndaj deklaratës kërcënuese të Amerikës

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë të mërkurën reagoi ndaj deklaratës kërcënuese të Uashingtonit për ndërprerjen e bashkëpunimit me Moskën në Siri dhe me anë të një deklarate, tha: "Gjatë bisedave telefonike të Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë me homologun e tij amerikan Xhon Kerri, nuk është folur për ndërprerjen e bashkëpunimit të të dy vendeve në Siri".

Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë thuhet se Lavrov në këto bisede telefonike i ka kujtuar homologut të tij amerikan se një grup i kryengritësve të ashtuquajtur opozitarë moderatorë të Sirisë, nuk kanë respektuar armëpushimin e vendosur sipas marrëveshjes Moskë-Uashington dhe kanë preferuar që të mbesin në radhët e grupit terrorist Fronti Nusra. Sipas kësaj deklarate, diplomatët rus dhe amerikan kanë biseduar në lidhje me metodat e mundshme për të ushtruar ndikim mbi situatën e qytetit Alepo në bazë të parimeve të armëpushimit. Vlen të theksohet se Departamenti Amerikan i Shtetit të mërkurën me anë të një deklarate, deklaroi se Xhon Kerri i kanë thënë homologët të tij rus Sergei Lavrov se Uashingtoni ka përgatitur kushtet për ndërprerjen e bashkëpunimit me Rusinë në Siri dhe nëse Moska nuk ndërpret sulmin në Alepo, atëherë do të ndërpritet ky bashkëpunim. Amerika dhe aleatet e saj gjatë ditëve të fundit kanë shtuar presionin mbi Rusinë për ndërprerjen e luftimeve në Alepo.