Sulm i armatosur në Karolinën e Jugut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29443-sulm_i_armatosur_në_karolinën_e_jugut
Një i ri 14 vjeçar në karolinën e jugut ka përdorur armën e zjarrit ndaj një shkolle në këtë shtet të Amerikës.
(last modified 2026-04-18T19:53:30+00:00 )
Shtator 29, 2016 04:47 Europe/Tirane
  • Sulm i armatosur në Karolinën e Jugut

Një i ri 14 vjeçar në karolinën e jugut ka përdorur armën e zjarrit ndaj një shkolle në këtë shtet të Amerikës.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars, një person i armatosur goditi dy fëmijë dhe një mësues në një shkollë fillore në Townville në Karolinën e Jugut.  Atentatori është arrestuar nga policia, dhe mendohet se është një adoleshent. Fëmijët dhe mësuesja u shtruan menjëherë në qendrën e traumës emergjente, ku mbërritën me helikopter. Shkolla fillore ka rreth 280 nxënës dhe 30 pjesëtarë të stafit akademik. Policia rrethoi menjëherë vendngjarjen, ndërsa kërkoi vigjilencë maksimale edhe nga banorët e zonës, për të mos iu afruar perimetrit të rrethuar. Armëmbajtja e lirë në Amerikë është kthyer në një nga problemet kryesore të këtij vendi. Edhe pse autoritetet amerikane janë përpjekur të kufizojnë të drejtën e armëmbajtjes në Amerikë, lobet pro armëve në këtë vend kanë penguar Kongresin që të miratojë ligje në këtë fushë.