Traktati i çarmatimit bërthamor i dorëzohet OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29455-traktati_i_çarmatimit_bërthamor_i_dorëzohet_okb
Me gjithë kundërshtimin e vendeve poseduese të armëve atomike mes tyre Amerikës, rezoluta për çarmatosjen e vendeve poseduese të këtyre armëve është dërguar sot në OKB.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Shtator 29, 2016 08:18 Europe/Tirane
  • Traktati i çarmatimit bërthamor i dorëzohet OKB

Me gjithë kundërshtimin e vendeve poseduese të armëve atomike mes tyre Amerikës, rezoluta për çarmatosjen e vendeve poseduese të këtyre armëve është dërguar sot në OKB.

Sipas një njoftimi të Associated Press, kjo rezolutë është përpiluar nga vende si Brazili, Irlanda, Meksika, Nigeria dhe Afrika e Jugut. Traktati u është dorëzuar anëtarëve të OKB me qëllim që vitin e ardhshëm të vihet në plan të punës së kësaj organizate. Rezoluta për çarmatimin bërthamor, do të analizohet dhe shqyrtohet në takimin e muajit të ardhshëm të OKB në Nju Jork. Kjo rezolutë u kërkon vendeve anëtare që të marrin masat për ndalimin e armëve atomike dhe të përcaktojnë një datë të caktuar për çaktivizimin dhe eliminimin e tyre. Antipa Frit një prej autoriteteve të DASH për çështjen e kontrollit të armatimeve ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë jo reale dhe të pamundshme ndalimin e plotë të armëve atomike