Rusia refuzon propozimin e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29473-rusia_refuzon_propozimin_e_amerikës
Rusia ka refuzuar propozimin e Amerikës për një armëpushim shtatë ditor në Alepo, në veriperëndim të Sirisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 29, 2016 08:59 Europe/Tirane
  • Rusia refuzon propozimin e Amerikës

Rusia ka refuzuar propozimin e Amerikës për një armëpushim shtatë ditor në Alepo, në veriperëndim të Sirisë.

Agjencia Interfax e lajmeve njoftoi se Sergei Riabkov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të enjten deklaroi se Moska beson që ndërprerja e shtatëditore e luftimeve në Alepo të Sirisë është e papranueshme, sepse ky veprim i jep mundësi grupeve kryengritëse të armatosura që të ripërtërinë forcat e tyre. Sergei Riabkov shtoi se Moska deklaratat e fundit të funksionarëve amerikanë i konsideron mbështetje ndaj terrorizmit. Propozimi i Moskës është vetëm ai armëpushimi 48 orë në Alepo. Ndërkohë Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, deklaroi se Amerika nuk ka zbatuar zotimet e saj në lidhje me armëpushimin dhe ata pas shkatërrimit të Irakut, Libisë dhe shkeljes së të gjitha ligjeve në lidhje me praninë në Lindjen e Mesme, tani duhet ta vërtetojnë qëllimin e mirë të tyre në Siri. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ditën e kaluar ka publikuar një pjesë të tekstit të marrëveshjes Uashington-Moskë në lidhje me Sirinë dhe ka kërkuar nga Amerika që ta publikojë tekstin e plotë të kësaj marrëveshje.