Erdogan: Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet
(last modified Thu, 29 Sep 2016 15:53:05 GMT )
Shtator 29, 2016 17:53 Europe/Tirane
  • Erdogan: Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi do të zgjatet edhe për tre muaj të tjerë, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai tha se gjendja e tillë është e nevojshme për të luftuar kërcënimet kundër qeverisë, pas grushtshtetit të dështuar në muajin korrik. Gjendja e jashtëzakonshme i jep Erdoganit dhe qeverisë kompetenca gjithëpërfshirëse. Që nga kaosi i korrikut, Erdogan e ka shfrytëzuar atë për të lëshuar dekrete për mbylljen e institucioneve, përfshirë media, si dhe për shkarkimin dhe arrestimin e dhjetëra-mijëra personave, të dyshuar për lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen. Deri tani mbi 100 mijë punonjës të institucioneve shtetërore e të mediave janë dëbuar nga puna dhe afro 40 mijë të tjerë janë arrestuar. Qeveria turke fajëson Gulenin për organizimin e përpjekjes për grushtin e shtetit të 15 Korrikut. Fethullah Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA, i mohon akuzat.

 

Tags