Vriten dy ushtarë pakistanezë nga forcat indiane
Ushtria e Indisë ka ndërmarrë sulme kundër militantëve të dyshuar në kufirin e kontestuar me Pakistanin në Kashmir.
Operacioni kishte për qëllim ndalimin e një serie sulmesh të planifikuara nga militantët pakistanezë, të cilët kanë mohuar këtë pretendim. Situata mes dy vendeve është tensionuar që pas sulmit mbi një bazë ushtarake indiane në Kashmir, që la të vdekur 18 ushtarë, më herët gjatë këtij muaji. India fajësoi Pakistanin si përgjegjës të sulmit, që konsiderohet ndër më vdekjeprurësit e këtij viti. Zyrtarë të ushtrisë pakistaneze thanë se luftimet kishin filluar në orët e para të mëngjesit dhe kishin vazhduar për rreth 6 orë dhe deri tani dy ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur. Konflikti mes Nju Delhit dhe Islamabadit në lidhje me Kashmirin, ka shkaktuar rreth 80 viktima vetëm në dy muajt e fundit të dhunës kundër qeverisjes indiane.