Merkel dhe Erdogan diskutojnë mbi krizën në Siri
Shtator 29, 2016 16:17 Europe/Tirane
Kancelarja gjermane dhe presidenti turk zhvilluan sot një bisedë telefonike ku diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në Siri.
Siç njofton agjencia e lajmeve Mehr, kancelarja Merkel dhe presidenti Erdogan shkëmbyen pikëpamje mbi operacionet e ushtrisë turke në brendësi të territorit të Sirisë si dhe mbi situatën humanitare në rajonet veriore të Sirisë. Tema kryesore e bisedës mes liderëve të Gjermanisë dhe Turqisë ishte situata në qytetin Alepo në veri të Sirisë ku po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave qeveritare siriane dhe grupeve terroriste.
Tags