Merkel dhe Erdogan diskutojnë mbi krizën në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29506-merkel_dhe_erdogan_diskutojnë_mbi_krizën_në_siri
Kancelarja gjermane dhe presidenti turk zhvilluan sot një bisedë telefonike ku diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 29, 2016 16:17 Europe/Tirane
  • Merkel dhe Erdogan diskutojnë mbi krizën në Siri

Kancelarja gjermane dhe presidenti turk zhvilluan sot një bisedë telefonike ku diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në Siri.

Siç njofton agjencia e lajmeve Mehr, kancelarja Merkel dhe presidenti Erdogan shkëmbyen pikëpamje mbi operacionet e ushtrisë turke në brendësi të territorit të Sirisë si dhe mbi situatën humanitare në rajonet veriore të Sirisë. Tema kryesore e bisedës mes liderëve të Gjermanisë dhe Turqisë ishte situata në qytetin Alepo në veri të Sirisë ku po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave qeveritare siriane dhe grupeve terroriste.