Shtohet borxhi publik i Francës
Borxhi publik i Francës ka shënuar rritje me 31.7 miliardë euro në tre muajt e dytë të vitit 2016.
Sipas gazetës franceze "Le Figaro", Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike të Francës (INSES) të premten ka publikuar një raport në të cilin thuhet se borxhi publik i Francës në tre muajt e dytë të vitit 2016 ka shënuar rritje me 31.7 miliardë euro dhe në përgjithësi ka arritur në 2.2 mijë miliardë euro. Kjo shifër është e barabartë me 98.4 % të PBB të Francës. Në këtë mes vetëm borxhet qeveritare janë llogaritur 29.7 miliardë euro. Qeveria e Francës në parashikimin e saj më të fundit në fushën e financave publike ka deklaruar se borxhi publik deri në fund të vitit 2016 do të arrijë në 96.2 % e PBB dhe në vitin 2017 ky borxh do të arrijë në 96.5% të PBB së këtij vendi. Komisioni i Evropës së fundi ka kritikuar vazhdimin e rritjes së borxhit publik të Francës dhe ka deklaruar se ky vend duhet të marrë masa serioze në fushën e reformave ekonomike.