Rusia kundërshton bisedimet me grupet terroriste në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29584-rusia_kundërshton_bisedimet_me_grupet_terroriste_në_siri
Zv/ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se në asnjë rrethanë, Moska nuk do të pranojë të bisedoje me grupet terroriste si ISIS dhe Al Nusra.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 30, 2016 15:12 Europe/Tirane
  • Rusia kundërshton bisedimet me grupet terroriste në Siri

Zv/ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se në asnjë rrethanë, Moska nuk do të pranojë të bisedoje me grupet terroriste si ISIS dhe Al Nusra.

Oleg Molotov tha se Rusia do të vazhdojë luftën kundër këtyre grupeve terroriste deri në shkatërrimin e tyre të plotë. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë thyer premtimin e tyre për të ndarë grupet e fuqishme si fronti Al Nusra dhe grupe të tjera terroriste nga rebelët e moderuar që kanë mbështetjen amerikane. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të mbrojnë një grup terrorist me qëllim luftimin ose heqjen nga pushteti të presidentit sirian Bashar  Asad”-deklaroi Lavrov në një intervistë me BBC. “Shtetet e Bashkuara ishin zotuar solemnisht se ndarja e opozitës nga Al Nusra do të ishte prioritet i tyre. Por pavarësisht premtimeve të përsëritura, ata nuk janë në gjendje apo të gatshëm ta bëjnë këtë gjë dhe ne kemi arsye të besojmë se që prej fillimit, plani i tyre ka qenë për të mbrojtur dhe për ta mbajtur al Nusran për një plan B apo fazën e ndryshimit të regjimit në Siri”- tha shefi i diplomacisë ruse. Lavrov mbrojti bombardimet ruse dhe ato të forcave siriane në qytetin e rrethuar të Alepos, pavarësisht thirrjeve nga SHBA për ndalim të tyre. Lavrov tha se perëndimi ishte i qetë dhe nuk reagoi ndaj vuajtjeve të civilëve në Alepo në kohën kur grupi i al Nusras preu linjat e furnizimit të popullsisë civile. Ai këmbënguli se Rusia ishte duke ndihmuar forcat e presidentit Asad për të luftuar terroristët. Kurse akuzave se Rusia po vret civilë me bombardime, armë kimike etj, kreu i diplomacisë ruse iu përgjigj: Nëse kjo ka ndodhur, do na vinte shumë keq. Por ai këmbënguli se nuk kishte pasur asnjë “provë domethënëse” dhe se duhet të hetohet çdo rast.