Rusia paralajmëron Amerikën për përsëritjen e sulmeve të 11 shtatorit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29614-rusia_paralajmëron_amerikën_për_përsëritjen_e_sulmeve_të_11_shtatorit
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë theksoi se dërgimi armëve të reja për terroristët në Siri do të bëhet shkak për përsëritjen e sulmeve të 11 shtatorit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 01, 2016 03:40 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron Amerikën për përsëritjen e sulmeve të 11 shtatorit

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë theksoi se dërgimi armëve të reja për terroristët në Siri do të bëhet shkak për përsëritjen e sulmeve të 11 shtatorit.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Mikhail Bogdanov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, dërgimin e armëve të reje duke përfshirë edhe lloje të ndryshme të raketave për terroristët në Siri, e cilësoi si një veprim plotësisht jo konstruktiv. Bogdanov saktësoi: "Kjo qasje e Amerikës është plotësisht jo konstruktive, për arsye se në fund personat të cilët kanë marrë trajnime ushtarake dhe janë pajisur me armë nga ky vend, do të kryejnë të njëjtin veprim që kanë kryer më 11 shtator 2001". Kjo është në kohën kur shfuqizimi i marrëveshjes së fundit për armëpushim në Siri ka shtuar mundësitë që vendet perëndimore dhe ato arabe të Gjirit Persik, të kenë pajisur terroristët  me armatim të ri mbrojtës duke përfshirë edhe lloje të ndryshme të raketave për tu përballur me sulmet ajrore të avionëve të Sirisë dhe Rusisë. Bogdanov gjithashtu ka thënë se pretendimet e Amerikës në lidhje me sulmet ajrore të Rusisë kundër opozitarëve sirianë që mbështetën nga Uashingtoni, janë të pavërteta.