OKB e shqetësuar nga sulmet kundër qendrave mjekësore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29635-okb_e_shqetësuar_nga_sulmet_kundër_qendrave_mjekësore
Pas publikimit të raporteve të ndryshme mbi sulmet kundër qendrave mjekësore në zona të ndryshme të botës, sekretari i përgjithshëm i OKB nga KS i OKB kërkoi që të përballet dhe ndëshkojë autorët përgjegjës për të tilla sulme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 01, 2016 04:44 Europe/Tirane
  • OKB e shqetësuar nga sulmet kundër qendrave mjekësore

Pas publikimit të raporteve të ndryshme mbi sulmet kundër qendrave mjekësore në zona të ndryshme të botës, sekretari i përgjithshëm i OKB nga KS i OKB kërkoi që të përballet dhe ndëshkojë autorët përgjegjës për të tilla sulme.

Vetëm nga viti 2014-2015 janë regjistruar 600 raste të sulmeve kundër qendrave mjekësore në zona të ndryshme të botës, sulme që kanë marrë jetën e 959 persona dhe plagosur mbi 1500 të tjerë. Ban Ki Moon sekretari i përgjithshëm i OKB, në takimin më të fundit të KS të OKB ka pohuar se sulmet ndaj qendrave mjekësore janë kryer në vende si Siria dhe Jemeni dhe neglizhencën e KS të OKB në këtë çështje e ka quajtur tradhti ndaj njerëzimit, ndërsa këto sulme i ka quajtur krime lufte. Sekretari i përgjithshëm i OKB në një pjesë tjetër të fjalës së tij nga KS i OKB kërkoi që të lë mënjanë mosmarrëveshjet e brendshme dhe të zbatojë përgjegjësinë që ka në uljen e konflikteve në botë. Kritikat e sekretarit të përgjithshëm të OKB ndaj sulmeve të organizuara kundër qendrave mjekësore në vende si Jemeni, Siria, Pakistani dhe Afganistani, bëhen në kohën kur organizata si Organizata Mjekët pa Kufi dhe Komisariati i lartë për të drejtat e njeriut të OKB, javën e kaluar janë shprehur të shqetësuar mbi sulet ndaj zonave civile dhe sidomos spitaleve në këto vende. Për këtë arsye, shqetësimi i parashtruar nga sekretari i përgjithshëm i OKB më shumë ka karakter propagandistik dhe reklamues sesa të jetë një veprim në përgjigje të reagimeve të përsëritura të organeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ndaj kësaj çështjeje. Kjo për arsye se OKB dhe KS i OKB i cili është përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, deri më sot nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap të caktuar dhe efikas për të parandaluar krimet në Siri dhe në Jemen dhe përveç kësaj ato shpërfillin krimet që kryejnë disa vende me ndikim në OKB të tillë si Amerika dhe Arabia Saudite. Heshtja dhe mospërfillja ndaj sulmeve ajrore të Amerikës kundër godinës së organizatës Mjekët pa Kufi në Afganistan dhe sulmet e vazhdueshme të Arabisë Sauditë ndaj qendrave mjekësore dhe sidomos sulmet kundër godinave të organizatës Mjekët pa Kufi, tregojnë ndikimin e këtyre vendeve në organizmat botërorë. Shembull i qartë i mospërfilljes dhe neglizhencës së treguar nga OKB ndaj krimeve të disa vendeve, ishte tërheqja e fundit e sekretarit të përgjithshëm të OKB nga vendimi i mëparshëm i tij rreth krimeve të Arabisë sauditë kundër femrave dhe fëmijëve në Jemen. Menjëherë pasi Arabia Saudite kërcënoi se do të ndërpresë ndihmat financiare, Ban Ki Moon tërhoqi qëndrimin e tij të mëparshëm. Në realitet vazhdimi i procesit të vrasjes së civilëve dhe i sulmeve kundër qendrave mjekësore në vende të ndryshme të botës, është për arsye se OKB u shërben disa vendeve të caktuara të botës, vende që këto organizata të cilat janë përgjegjës për sigurinë dhe paqen në botë, i përdorin sipas interesave të tyre. Mirëpo ky keqpërdorim i të tilla organizatave dhe mospërfillja e të drejtave të njerëzve të shtypur, padyshim të rrezikojnë tejmase sigurinë dhe paqen në botë.