Lavrov dhe Kerri bisedojnë me telefon rreth Alepos në Siri
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë dhe sekretari amerikan i shtetit në një bisedë telefonike kanë biseduar rreth situatës në Siri sidomos rreth gjendjes në Alepo.
Agjencia Tasnim e lajmeve njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë me anë të një deklarate, bëri të ditur se Sergei Lavrov në bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, ka kundërshtuar përpjekjet e opozitarëve sirianë që mbështeten nga Perëndimi në fushën e bashkëpunimit me grupin terrorist Fronti Nusra. Ministria e Jashtme e Rusisë në këtë deklaratë shtoi: "Lavrov dhe Kerri gjithashtu kanë shqyrtuar edhe zhvillimet e tjera në Siri duke përfshirë edhe mundësitë për kthimin e situatës normale në Alepo". Kjo është në kohën kur grupet kryengritëse të armatosura pavarësisht marrëveshjes mes Rusisë dhe Amerikës për vendosjen e armëpushimit, po vazhdojnë luftimet kundër forcave të ushtrisë siriane dhe disa prej këtyre grupeve të ashtuquajtura opozitarë modrerator, nuk po respektojnë parimin për mosbashkëpunim me grupin terrorist Fronti Nusra ashtu siç është theksuar në marrëveshjen