Bllokohet kontrata ushtarake mes SHBA dhe Bahrejnit
(last modified Sun, 02 Oct 2016 19:21:20 GMT )
Tetor 02, 2016 21:21 Europe/Tirane
  • Bllokohet kontrata ushtarake mes SHBA dhe Bahrejnit

Qeveria amerikane i deklaroi Kongresit se derisa Bahrejni të mos bëjë progrese në fushën e të drejtave të njeriut, Shtëpia e Bardhë nuk do të miratojë kontratën për shitjen e 19 avionëve luftarakë F-16 Bahrejnit dhe për modernizimin e avionëve të mëparshëm, ndërkohë që kjo kontratë vlen 4 miliardë dollarë.

Duke reaguar ndaj kësaj cështje, ambasada e Bahrejnit në Uashington, pretendoi se qeveria e Bahrejnit ka marrë masa për reforma politike, ekonomike, sociale dhe gjyqësore dhe është angazhuar për vazhdimin e këtyre reformave. Sipas analistëve politikë, kufizimet e vendosura nga qeveria e Obamës për shitjen e armëve Bahrjenit mund të ndryshojnë, por kjo cështje tregon se shqetësimi i qeverisë amerikane ndaj shtypjes së opozitarëve dhe popullit në Bahrejn është vetëm sipërfaqësor. Shtrohet pyetja se përse gjatë 5 të kaluara qeveria e Obamës nuk ka protestuar ndaj shtyepjes së egër e të përgjakshme të opozitës dhe të protestave të popullit bahrejnas nga regjimi i dinastisë Al Khalifa? Përse Obama tani që po bëhet gati të lërë pushtetin, i ka rënë ndërmend për popullin e përvuajtur bahrejans, i cili vuan nga dhuna e përgjakshme e regjimit Al Khalifa? SHBA në kuadër të interesave të tyre e në veçanti dislokimi i Flotës së pestë të marinës ushtarake amerikane në Bahrejn, ka heshtur plotësisht përballë krimeve të regjimit Al Khalifa kundër popullit bahrejnas. Sigurisht edhe vendet e tjera perëndimore si Anglia, kanë ndjekur politikë të njëjtë me SHBA, madje Londra ka shkuar edhe më tutje duke nënshkruar  marrëveshje me regjimin Al Khalifa për ndërtimin e një baze ajrore në Bahrejn. Në tetor 2011, Amerika e shtyu shitjen e armatimeve për Bahrejnin deri në publikimin e rezultateve të një hetimi lokal në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë protestave antiqeveritare që nisën në shkurt 2011 në Bahrejn. Sidoqoftë, në maj 2012, DASH deklaroi se Amerika ka rinisur shitjen e armatimeve Bahrejnit. Ky veprim i SHBA u përball me kritika të ashpra të grupeve të të drejtave të njeriut. Rifillimi i ndihmave ushtarake të SHBA për Bahrejnin, u konsiderua si garanci e përkrhajes së Uashingtonit për regjimin Al Khalifa. Gjatë 5 viteve të fundit, opozita dhe populli bahrejnas që kërkojnë reforma demokratike dhe heqjen e diskriminimit në Bahrejn, janë shtypur dhe përgjakur me dhunë nga regjimi Al Khalifa, ndërsa Uashingtoni me heshtjen e tij, i ka dhënë dritën e gjelbër regjimit të Bahrejnit për të vazhduar politikat e dhunshme dhe gjakatare. Një qëndrim i tillë dëshmon se Uashingtoni vepron vetëm sipas interesave të tij dhe jo në bazë të angazhimeve për përkrahjen e demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut.

 

Tags