Pezullohet marrëveshja Amerikë-Rusi për shkatërrimin e plutoniumit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29902-pezullohet_marrëveshja_amerikë_rusi_për_shkatërrimin_e_plutoniumit
Presidenti i Rusisë ka dhënë urdhër për pezullimin e marrëveshjes Moskë-Uashington për shkatërrimin e sasisë së plutoniumit që posedojnë të dy vendet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2016 09:36 Europe/Tirane
  • Pezullohet marrëveshja Amerikë-Rusi për shkatërrimin e plutoniumit

Presidenti i Rusisë ka dhënë urdhër për pezullimin e marrëveshjes Moskë-Uashington për shkatërrimin e sasisë së plutoniumit që posedojnë të dy vendet.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Rusia Today, sipas të cilës presidenti Vladimir Putin dha urdhër për pezullimin e kësaj marrëveshjeje. Më herët presidenti Putin ka thënë se Amerika nuk ka pranuar të shkatërrojë sasinë e plutoniumit për përdorime ushtarake dhe për këtë mos nuk do të marrë pjesë në takimin e sigurisë bërthamore që do të zhvillohet në Amerikë. marrëveshja mes Amerikës dhe Rusisë për shkatërrimin e sasisë së plutoniumit është arritur në vitin 2000. Sipas presidentit Putin, Rusia ka zbatuar angazhimet e saj në këtë drejtim mirëpo Amerika nuk ka ndërmarrë asnjë hap të caktuar. Partnerët e Rusisë duhet ta dinë se duhet të zbatojnë përgjegjësitë dhe zotimet e tyre, ka thënë në fjalën e tij presidenti Putin.