Komuniteti mysliman në Gjermani në rritje / Propozohet promovimi i "Islamit gjerman"
Ministri gjerman i Financave bën thirrje për promovimin e një "Islami gjerman", që është i bazuar në tolerancë dhe liberalizëm evropian dhe që do të përdorej nga miliona emigrantë të përzier.
Sipas Pars Today, Wolfgang Schäuble, ministër i financave i Gjermanisë, në një artikull të shkruar për gazetën gjermane " Welt am Sonntag", ka thënë se vitin e kaluar Gjermaninë e kishte kapluar një valë e madhe e emigrantëve, duke ndikuar që ky vend të rishikojë prioritet e tij sociale. Schäuble është aleat i ngushtë i kancelares gjermane Angela Merkel i cili ka dënuar përdorimin e dhunës kundër emigrantëve në shumë debate të zhvilluara në këtë vend. Ai duke folur në lidhje me abuzimet seksuale ndaj emigrantëve dhe dhunën e terroristëve, që kanë shkaktuar një imazh të keq në mesin e opinionit në këtë vend, ka thënë se në këto kushte duhet të fitojë liberalizmi që mbretëron në Gjermani. Ai po ashtu ka deklaruar se komuniteti mysliman në Gjermani është në rritje. Ne nuk duhet t'i injorojmë këta njerëz, por duhet t'i integrojmë ashtu siç duhet në shoqërinë gjermane dhe të eliminojnë ksenofobinë dhe sulmet kundër kampeve të emigrantëve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë prezentë në Gjermani përhapja e ndejnjave anti-emigrant, ka thënë ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble. Ai shkruan: Edhe përkundër ekzistimit të ksenofobisë, pjesa më e madhe e gjermanëve kanë për të thënë se ne i duam emigrantët në mesin tonë. Ai ka pohuar se shumica e myslimanëve, janë "krejtësisht laikë", por megjithatë pajtueshmëria e Islamit me liberal-demokracinë dhe të drejtat e njeriut është "shumë e vështirë". Ministri gjerman i Financave duke folur në lidhje me 10 vjetorin e konferencës së islamit gjerman e cila do të bëjë përpjekje për eliminimin e dallimeve kulturore dhe fetare brenda shoqërisë gjermane, ka thënë se krijimi i "Islamit gjerman" është një mundësi.