Shpëtohen me mijëra emigrantë në brigjet e Libisë
Mbi 5 mijë emigrantë janë shpëtuar në burgjet e Libisë në përpjekje për të kaluar Mesdheun.
Rreth 5,600 emigrantë janë shpëtuar dje nga anijet me probleme nga Libia, në njërin prej operacioneve me numrin më të madh të njerëzve për një ditë të vetme, prej se ka shpërthyer kriza aktuale e emigrantëve, ka njoftuar Roja bregdetare e Italisë. Ky operacion i shpëtimit u bë në trevjetorin e anijes së përfshirë nga flaka dhe fundosjes së saj afër ishullit Lampedusa, ku u vranë 366 emigrantë. Kjo ngjarje tragjike e tërhoqi vëmendjen e gjithë botës për dramën e cila po ndodhte në Mesdhe, raporton AFP. Në katastrofën e para tri vitesh, në natën ndërmjet 2 dhe 3 tetorit, një anije peshkatarësh e mbushur me afro 500 vetë ishte përfshirë nga zjarri dhe ishte fundosur me të shpejtë në errësirë. Sot në Lampedusa të Italisë është mbajtur një marsh përkujtimor, në të cilin kanë marrë pjesë afro 200 të rijn nga e gjithë Evropa dhe të afërmit e disa prej 366 të vdekurve.