13 mijë forca të policisë pezullohen nga puna në Turqi
(last modified Tue, 04 Oct 2016 10:23:50 GMT )
Tetor 04, 2016 12:23 Europe/Tirane
  • 13 mijë forca të policisë pezullohen nga puna në Turqi

Në vazhdim të valës së shkarkimeve dhe pezullimeve nga puna në Turqi, Ankaraja ka pezulluar nga detyra 13 mijë forca të policisë të cilët punon natën.

Ministria e brendshme e Turqisë ka zbatuar një plan për shkarkimin e 12 mijë e 801 forca të policisë në 81 provinca të vendit duke i akuzuar ata për bashkëpunim dhe lidhje me Fetaullah Gulen. Në mesin e këtyre forcave janë pezulluar edhe 2 mijë e 523 oficerë policie. Fati përfundimtar i këtyre policëve do të përcaktohet pasi të përfundojnë hetimet përkatëse. Qeveria e Ankarasë, akuzon lëvizjen e Fetaullah Gulen për organizimin e grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik dhe për këtë ka nisur zbatimin e një plani për pastrimin e institucioneve shtetërore nga personat e varur tek kjo lëvizje. Qemal Geliçdaroglu kreu i partisë Republika Popullore e Turqisë, që është partia më e madhe në opozitë ka thënë se nga 93 mijë punonjës shtetërore që kanë hequr dorë nga puna në shtet, 59 mijë prej tyre kanë qenë punonjës të qeverisë. Ndërkohë qeveria turke ka shtyrë edhe për tre muaj afatin e gjendjes emergjente në vend.

Tags