OKB e shqetësuar nga sulmet kundër civilëve në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30040-okb_e_shqetësuar_nga_sulmet_kundër_civilëve_në_siri
Sekretari i përgjithshëm i OKB, sulmet ndaj civilëve në Siri e cilësoi krim lufte.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 04, 2016 08:53 Europe/Tirane
  • OKB e shqetësuar nga sulmet kundër civilëve në Siri

Sekretari i përgjithshëm i OKB, sulmet ndaj civilëve në Siri e cilësoi krim lufte.

Ban Ki Moon, i ndodhur në Gjenevë tha se gjendja në Siri është një prej katastrofave më të mëdha me të cilën po përballet bota, vend në të cilin përdoren armë shkatërrimtare kundër civilëve dhe ky është krim i qëllimshëm lufte. Ban Ki Moon tha se në Siri disa herë janë shkelur traktatet e Gjenevës dhe shtoi se atje sulmohen fëmijët dhe spitalet. Neglizhenca në respektimin e të drejtave të njeriut ka krijuar katastrofë të madhe në Siri dhe tani të gjithë duhet të përballen me këtë situatë të tmerrshme, tha në fjalën e tij Ban Ki Moon.