Rusia i jep Sirisë sistemin raketor mbrojtës S-300
Autoritetet amerikan kanë pretenduar se Rusia i ka dhënë Sirisë sistemin raketor S-300.
Kanali televiziv Wox News njoftoi se funksionarët ushtarakë amerikanë që deshën të mbeten anonim, kanë deklaruar se Rusia për herë të parë i ka dorëzuar Sirisë sistemin raketor mbrojtës S-300. Sistemi raketor mbrojtës S-300 për herë të parë është dorëzuar në bazën e forcave detare në qytetin bregdetar Tortus të Sirisë. Deri më tani nuk është bërë kurrfarë konfirmimi zyrtar nga ana e Moskës në lidhje me këtë çështje. Burimet informative tregojnë se mosmarrëveshjet mes Amerikës dhe Rusisë si dy akter kryesor ndërkombëtar në Siri kanë arritur në kulmin e tyre. Amerika të hënën ka pezulluar negociatat me Rusinë në lidhje me përpjekjet për ripërtëritjen e armëpushimin të dështuar në Siri. Sistemi raketor mbrojtës S-300 është një sistem raketor tokë ajër me rreze të larta veprimi dhe ka kapacitet të përdoret në të gjitha lartësitë.