Amerika bashkëpunon me Yahoo në spiunazh
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30136-amerika_bashkëpunon_me_yahoo_në_spiunazh
Kompania Yahoo në kuadër të politikave të spiunazhit të Amerikës, ka shkelur zotimet e saj kundrejt përdoruesve të këtij sajti.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Tetor 05, 2016 08:23 Europe/Tirane
  • Amerika bashkëpunon me Yahoo në spiunazh

Kompania Yahoo në kuadër të politikave të spiunazhit të Amerikës, ka shkelur zotimet e saj kundrejt përdoruesve të këtij sajti.

Sipas një njoftimi të kanalit Press Tv, kompania Yahoo me urdhër të qeverisë amerikane ka spiunuar në mënyrë të fshehtë e-mailet e qindra miliona peronave në vitin 2015. Spiunazhi është kryer me anë të një programi special të projektuar nga vetë Yahoo. Sipas ish punonjësve të kompanisë Yahoo, spiunazhi dhe kontrollimi i e-maileve është bërë me kërkesë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në Amerikë (NSA) dhe nga FBI-ja. Yahoo në një deklaratë të saj njoftoi se është një kompani që respekton ligjin dhe këtë veprim e ka bërë në përputhje me ligjet e Amerikës.