Humb Jeremiq, Guterres sekretar i ri i Kombeve të Bashkuara
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30211-humb_jeremiq_guterres_sekretar_i_ri_i_kombeve_të_bashkuara
Antonio Guterres është zgjedhur sekretar i ri i Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar shkurtimisht në Twitter.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 05, 2016 16:26 Europe/Tirane
  • Humb Jeremiq, Guterres sekretar i ri i Kombeve të Bashkuara

Antonio Guterres është zgjedhur sekretar i ri i Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar shkurtimisht në Twitter.

Guterres ka triumfuar ndaj kandidatit serb për këtë pozitë,  Vuk Jeremiq, i cili ka mbajtur postin e ministrit të jashtëm serb. Ish-shefi i UNHCR-së dhe ish-kryeministri i Portugalisë António Guterres është zgjedhur në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së pas votimit të kryer sot në KS të OKB. Nga viti 2005 deri në vitin 2015 Guterres ishte Komisioneri i Lartë Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Në këtë post ai u angazhua për një reformë të thellë strukturore të UNHCR-së dhe pakësimin me më shumë se 20 për qind të personelit në selinë UNHCR-së në Gjenevë. Vëllimi veprimtarisë së UNHCR-së u trefishuar gjatë kohës së tij në detyrë, pas një buxhetimi sipas nevojave dhe shtimit të numrit të personave që largoheshin nga zonat e konfliktit dhe të përndjekjes, nga 38 milionë në vitin 2005 në mbi 60 milionë në vitin 2015. Gjatë kohës së Guterres në postin e Komisionerit të Lartë Kombeve të Bashkuara për Refugjatët pati disa prej krizave më të mëdha të refugjatëve, sidomos konfliktet në Siri dhe Irak, por edhe në Republikën e Afrikës Qendrore apo në Jemen dhe në Sudan.