Ministri i jashtëm francez viziton Moskën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30232-ministri_i_jashtëm_francez_viziton_moskën
Ministri i jashtëm francez Jean Marc Ayrault, do të udhëtojë nesër për në Moskë, ku do të takohet me homologun e tij rus Sergei Lavrov, me të cilin do të diskutojë çështje të marrëdhënieve dypalëshe si dhe krizat rajonale, si kriza në Ukrainë dhe Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 05, 2016 21:04 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm francez viziton Moskën

Ministri i jashtëm francez Jean Marc Ayrault, do të udhëtojë nesër për në Moskë, ku do të takohet me homologun e tij rus Sergei Lavrov, me të cilin do të diskutojë çështje të marrëdhënieve dypalëshe si dhe krizat rajonale, si kriza në Ukrainë dhe Siri.

Takimi Lavrov-Ayrault zhvillohet në kushtet kur Rusia sapo ka kundërshtuar propozimin francez në OKB për vendosjen e një armëpushimi në Alepo dhe ka deklaruar se prioritet në Siri duhet të jetë lufta kundër grupeve terroriste. Moska ka deklaruar se përpjekjet e vendeve perëndimore e sidomos të Amerikës për vendosjen e armëpushimit në Siri, nuk janë të sinqerta dhe në vend që të synojnë zgjidhjen e krizës siriane, kanë për qëllim riorganizimin dhe furnizimin e grupeve terroriste.