Rusia pezullon edhe marrëveshjen e dytë bërthamore me Amerikën
Rusia në shenjë proteste ndaj politikës anti-ruse të Amerikës, anuloi edhe marrëveshjen e dytë bërthamore me SHBA-t në tre ditët e kaluara.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Dimitri Medvedev, kryeministri i Rusisë të mërkurën në mbrëmje urdhëroi ndërprerjen e bashkëpunimit për zbatimin e marrëveshjes për hulumtim dhe programim në lidhje me çështjet përkatëse me projektimin dhe ndërtimin e centraleve bërthamore me karburante të pasuruara në nivel të ulët. Sipas marrëveshjes së nënshkruar në shtator të vitit 2013, ishte vendosur zbatimi i një projekti për zëvendësimin e reaktorëve hulumtues të Rusisë nga shfrytëzimi i lëndëve me pasurim të nivelit të lartë në shfrytëzimin e lëndëve me pasurim të ulët. Kjo marrëveshje përfshinte edhe këtë çështje se lënda e plutoniumit të mos shfrytëzohet për qëllime ushtarake dhe të dy vendet të bashkëpunojnë në fushën e reduktimit të kësaj lënde. Para kësaj, presidenti rusi Vladimir Putin me anë të një dekreti, pezulloi marrëveshjen mes Moskës dhe Uashingtonit për shkatërrimin e lëndës së plutoniumit. Shkak i këtij vendimi sipas Kremlinit, ishin veprimet armiqësore të Amerikës ndaj Rusisë.