Rusia pezullon edhe marrëveshjen e dytë bërthamore me Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30250-rusia_pezullon_edhe_marrëveshjen_e_dytë_bërthamore_me_amerikën
Rusia në shenjë proteste ndaj politikës anti-ruse të Amerikës, anuloi edhe marrëveshjen e dytë bërthamore me SHBA-t në tre ditët e kaluara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 06, 2016 04:12 Europe/Tirane
  • Rusia pezullon edhe marrëveshjen e dytë bërthamore me Amerikën

Rusia në shenjë proteste ndaj politikës anti-ruse të Amerikës, anuloi edhe marrëveshjen e dytë bërthamore me SHBA-t në tre ditët e kaluara.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Dimitri Medvedev, kryeministri i Rusisë të mërkurën në mbrëmje urdhëroi ndërprerjen e bashkëpunimit për zbatimin e marrëveshjes për hulumtim dhe programim në lidhje me çështjet përkatëse me projektimin dhe ndërtimin e centraleve bërthamore me karburante të pasuruara në nivel të ulët. Sipas marrëveshjes së nënshkruar në shtator të vitit 2013, ishte vendosur zbatimi i një projekti për zëvendësimin e reaktorëve hulumtues të Rusisë nga shfrytëzimi i lëndëve me pasurim të nivelit të lartë në shfrytëzimin e lëndëve me pasurim të ulët. Kjo marrëveshje përfshinte edhe këtë çështje se lënda e plutoniumit të mos shfrytëzohet për qëllime ushtarake dhe të dy vendet të bashkëpunojnë në fushën e reduktimit të kësaj lënde. Para kësaj, presidenti rusi Vladimir Putin me anë të një dekreti, pezulloi marrëveshjen mes Moskës dhe Uashingtonit për shkatërrimin e lëndës së plutoniumit. Shkak i këtij vendimi sipas Kremlinit, ishin veprimet armiqësore të Amerikës ndaj Rusisë.