Moska e shqetësuar për aktivitetin e ISIS në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30253-moska_e_shqetësuar_për_aktivitetin_e_isis_në_afganistan
Përfaqësuesi i Rusisë për çështje të Afganistanit ka shprehur shqetësim për zgjerimin e aktivitetit të grupit terrorist ISIS në Afganistan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 06, 2016 04:13 Europe/Tirane
  • Moska e shqetësuar për aktivitetin e ISIS në Afganistan

Përfaqësuesi i Rusisë për çështje të Afganistanit ka shprehur shqetësim për zgjerimin e aktivitetit të grupit terrorist ISIS në Afganistan.

Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se Zamir Kabelov të mërkurën ka shprehur shqetësimin e Moskës për zgjerimin e aktivitetit të grupit terrorist ISIS në Afganistan dhe tha se aktiviteti i ISIS në këtë vend mund të rezultojë me shpërnguljen e personave nga Azia Qendrore në drejtim të Rusisë. Aktualisht 5 milionë refugjatë nga Azia Qendrore jetojnë në Rusi dhe në rast të destabilizimit të situatës në këtë rajon nga grupi terrorist ISIS, ekziston mundësia që ky numër të shtohet edhe më shumë. Kabelov shtoi se aktiviteti i grupit terrorist ISIS në Afganistan konsiderohet kërcënim serioz për Rusinë, për arsye se ky grup terrorist po vepron në nivel ndërkombëtar dhe po ndjek të njëjtën metodë që ndiqte Al Kaida në fillim të veprimtarisë së vet në Afganistan. Ky funksionar rus në vazhdim bëri të ditur se numri i terroristëve të ISIS në Afganistan është mbi 2500 persona dhe tha se forcat e huaja po mbështesin ushtrinë e Afganistanit në luftën kundër ISIS, mirëpo njëkohësisht me këtë po bombardojnë vendbanimet civile dhe kjo është bërë shkak që të shtohet numri i përkrahësve të ISIS.