Kreu i ri OKB që do të zëvendësojë Ban Ki Moon
Ish-kryeministri portugez Antonio Guterres do të jetë pasuesi i Ban Ki-Moon në postin e sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit votoi në mënyrë unanime në favor të tij dhe asnjë për anëtarëve të përhershëm të këshillit nuk përdori veton kundër tij.
Ban Ki-Moon nga Koreja e Jugut do të mbyllë mandatit e tij në fund të vitit 2016, pas dy mandateve pesë-vjeçare. Guterres, i cili ka qenë kryeministër i Portugalisë nga viti 1995 deri në vitin 2002 dhe ka shërbyer si Komisionar i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët nga qershori i 2005 deri në dhjetor të 2015, fitoi pesë raundet e para të votimit të fshehtë nga Këshilli i Sigurimit. Ndër pretedentët kryesorë ishte edhe ish ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic, i cili u radhit i treti në disa prej votimeve të fshehta, pas Miroslav Lajcak, ministër i Jashtëm i Sllovakisë. Guterres është politikani më i njohur ndërkombëtarisht i Portugalisë, i cili ka dhënë kontributin e tij që prej krizës së Timorit Lindor në vitin 1990 deri në krizën e sotme të emigrantëve në Evropë. Para se të bëhej komisionar i lartë në OKB për refugjatët, ai shërbeu si kryeministër i vendit dhe administrata e tij ka qenë e vetmja qeveri e pakicës në historinë moderne të Portugalisë që ka përfunduar plotësisht mandatit katër vjeçar. Gjatë procesit të përzgjedhjes së sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ai tha se kreu i OKB duhet të jetë i përulur, lehtësues, i ndershëm dhe person që vendos ura. Guterres bëri thirrje për diplomaci paqësore, me qëllim parandalimin e konflikteve dhe krizave në botë.