Kush është Eduard Snowden i ri i Amerikës
Gazeta New York Times njofton se FBI-ja ka arrestuar një tjetër kontraktues të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe po heton nëse ai ka vjedhur “kode kompjuterike tepër të klasifikuara” që përdoren për të hyrë në rrjetet e qeverive të huaja.
Gazeta citon disa zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit dhe të zbulimit, që nuk i identifikon me emër dhe shkruan se kontraktori dyshohet për vjedhjen e kodit burimor të NSA-së “që përdoret për të hyrë në sistemet kompjuterike të vendeve kundërshtare, si Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.” Sipas gazetës, i dyshuari 51 vjeçar, Harold Thomas Martin III, ka qenë punonjës i kompanisë Booz Allen Hamilton. Kjo është e njëjta kompani në të cilën në vitin 2013 ka punuar Eduard Snowden dhe ka zbuluar informacione sekrete të Amerikës. Gazeta nuk përmend se çfarë mund të ketë bërë kontraktori me informacionin që dyshohet se ka vjedhur, por nuk flet për mundësinë e një spiunazhi.