Rusia e gatshme të bisedojë me opozitarët e armatosur sirianë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30331-rusia_e_gatshme_të_bisedojë_me_opozitarët_e_armatosur_sirianë
Ambasadori i Rusisë në Arabinë Saudite, deklaroi se Moska është e gatshme të dialogojë me opozitarët e armatosur sirianë për zgjidhjen e krizës në Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 06, 2016 21:16 Europe/Tirane
  • Rusia e gatshme të bisedojë me opozitarët e armatosur sirianë

Ambasadori i Rusisë në Arabinë Saudite, deklaroi se Moska është e gatshme të dialogojë me opozitarët e armatosur sirianë për zgjidhjen e krizës në Siri.

Oleg Osirov duke theksuar se kriza siriane nuk do të zgjidhet më mjete ushtarake, shtoi se Rusia është e interesuar që kjo krizë të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe për këtë synon të negociojë edhe me grupe të ashtuquajtura të moderuara, me kusht që këto grupe të deklarojnë ndarjen e  tyre nga grupet terroriste. Ambasadori rus në Riad tha se vazhdimi i bashkëpunimit të Rusisë me SHBA për zgjidhjen e krizës në Siri kushtëzohet me zbatimin e angazhimit të Uashingtonit për të ndarë opozitarët e moderuara nga terroristët.