Presidenti i Kolumbisë fiton çmimin Nobel për paqe për vitin 2016
(last modified Fri, 07 Oct 2016 10:38:29 GMT )
Tetor 07, 2016 12:38 Europe/Tirane
  • Presidenti i Kolumbisë fiton çmimin Nobel për paqe për vitin 2016

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, ka fituar çmimin Nobel për paqe, pas përpjekjeve të tij për t’i dhënë fund konfliktit 52 vjeçar me rebelët.

Komiteti Nobel në Norvegji e shpërbleu atë për marrëveshjen e paqes, të nënshkruar me rebelët e grupit ‘Farc’, të nënshkruar muajin e kaluar, pas katër vitesh negociatash. Qeveria e Kolumbisë dhe grupi militant Farc pas katër vite negociatash kanë nënshkruar një marrëveshje për tu dhënë fund veprimeve të dhunshme dhe gjakderdhjeve të një konflikti mbi 50 vjeçar. Megjithatë, kolumbianët kishin refuzuar këtë marrëveshje, me anë të një referendumi të mbajtur fundjavën e kaluar. Si pasojë e këtij konflikti, të vrarë kanë mbetur rreth 260 mijë njerëz, ndërsa më shumë se gjashtë milionë janë zhvendosur.

Tags