Negociatat e Anglisë dhe Arabisë Saudite për shitjen e armëve
(last modified Fri, 07 Oct 2016 11:20:04 GMT )
Tetor 07, 2016 13:20 Europe/Tirane
  • Negociatat e Anglisë dhe Arabisë Saudite për shitjen e armëve

Londra pavarësisht krimeve të Arabisë Saudite në Jemen, po zhvillon negociata me autoritetet saudite për t'i shitur armatim disa miliardë dollarë Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Pres Tv njoftoi se kompania më e madhe për prodhimin e armëve në Angli të enjten ka njoftuar se negociatat mes BAE dhe Qeverisë së Anglisë dhe Arabisë Saudite janë duke u zhvilluar për shitjen e armëve Arabisë Saudite. Kjo është në kohën kur ligjvënësit e Anglisë muajin e kaluar kanë deklaruar se ekzistojnë dëshmi të cilat tregojnë se armët e prodhuara në Angli po përdoren në sulmet kundër Jemenit dhe kjo është në. Kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. Nga ana tjetër Komiteti për  Kontrollin e Eksportit të Armëve të Anglisë gjithashtu ka thënë se ekzistojnë shumë dëshmi që tregojnë se Arabia Saudite ka shkelur ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe në këto rrethana është shumë e vështirë që të vazhdojmë përkrahjen ton ndaj Arabisë Saudite. Komiteti për  Kontrollin e Eksportit të Armëve të Anglisë në reagim ndaj dënimeve ndërkombëtare kundër Anglisë për shkak të eksportit të armëve në Arabinë Saudite. Hipokrizia e Anglisë po bëhet në kohën kur ky vend nga njëra anë po pretendon se po ndihmën financiarisht popullin e Jemenit, ndërsa nga ana tjetër po i shet armë Arabisë Saudite që ta vrasë popullin e pambrojtur të Jemenit.

Tags