KE kërkon që Turqia ta heq gjendjen e jashtëzakonshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30406-ke_kërkon_që_turqia_ta_heq_gjendjen_e_jashtëzakonshme
Këshilli Evropian ka kërkuar nga Turqia që sa më shpejt ha heq gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2016 17:35 Europe/Tirane
  • KE kërkon që Turqia ta heq gjendjen e jashtëzakonshme

Këshilli Evropian ka kërkuar nga Turqia që sa më shpejt ha heq gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Edhe shefi i diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmayer, i bëri thirrje Turqisë që situatën e jashtëzakonshme ta mbajë në fuqi vetëm aq sa me të vërtetë ka nevojë dhe këtë masë ta heqë sa më shpejtë që është e mundur. Steinmayer këtë e kumtoi mbrëmë vonë, si përgjigje e shpalljes së situatës së jashtëzakonshme, duke i bërë thirrje Qeverisë turke ta mbajë edhe qeverisjen e të drejtës dhe parimin e proporcionalitetit në përgjigjen e tij ndaj tentimit për grusht shtet që u krye në natën midis të premtes dhe të shtunës. "Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme sërish e theksoi faktin se tentimi për grusht shtet ka pasoja të thella ndaj politikës dhe shoqërisë turke", tha shefi i diplomacisë gjermane. Ai shtoi se Gjermania do të vazhdojë t'i bëjë thirrje Turqisë për përmbajtje në përgjigjen e grusht shtetit të dështuar. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mbrëmë pas takimit të Këshillit për siguri kombëtare, kumtoi se në vend vendoset gjendje e jashtëzakonshme dhe se ajo do të zgjasë tre muaj.