Xhentiloni: Shpresojmë në zgjidhjen e krizës së Sirisë
Ministri i jashtëm i Italisë shpresoi në zgjidhjen e krizës siriane me mjete politike.
Gjatë vizitës së tij në Bejrut, Paolo Xhentiloni mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij libanez ku tha : “Shpresojmë në zgjidhjen diplomatike dhe politike të krizës në Siri. Për momentin kushtet e Sirisë janë të vështira për kthimin e refugjatëve sirianë që ndodhen në Liban. Nuk duhet harruar se kthimi i këtyre refugjatëve është e mundur vetëm në rast se në Siri ekzistojnë kushtet e përshtatshme”. Ministri i jashtëm i Italisë vizitën e tij në Liban e cilësoi një mundësi dhe rast të rëndësishëm për zgjerimin e bashkëpunimeve kulturore dhe civilizuese mes dy vendeve dhe tha se kjo vizitë përcjell një mesazh të rëndësishëm politik, ekonomik dhe kulturor. Xhentiloni foli edhe për lidhjet e vjetra dhe interesat e përbashkëta ekonomike mes Libanit dhe Italisë dhe tha se Italia është partnerja e dytë tregtare e Libanit. Partneriteti mes Italisë dhe Libanit ndihmon në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe shton kapacitete e Libanit për arritjen e stabilitetit si dhe zgjerimin e bashkëpunimeve mes dy vendeve në fusha të ndryshe si gazi dhe nafta, tha në fjalën e tij ministri i jashtëm i Italisë.