Trump kërkon falje për deklaratat e tij imorale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30475-trump_kërkon_falje_për_deklaratat_e_tij_imorale
Kandidati republikan për zgjedhjet në Amerikë ka kërkuar falje për deklaratat e tij imorale ndaj femrave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 08, 2016 11:26 Europe/Tirane
  • Trump kërkon falje për deklaratat e tij imorale

Kandidati republikan për zgjedhjet në Amerikë ka kërkuar falje për deklaratat e tij imorale ndaj femrave.

Donald Trump, është detyruar të kërkojë falje pas publikimit të një videoje ku ai flet rëndë ndaj femrave. Videoja për të cilën Trump është detyruar të kërkojë falje është regjistruar në vitin 2005. Publikimi i kësaj videoje në Amerikë ka ngjallur reagime të shumta sidomos nga femrat. Videoja flet për lidhjet jashtëmartesore të Trump me një grua të martuar.