Lavrov: Të gjitha grupet terroriste në Siri duhet të zhduken
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30508-lavrov_të_gjitha_grupet_terroriste_në_siri_duhet_të_zhduken
Ministri i jashtëm i Rusisë dhe homologu i tij gjerman, zhvilluan sot një bisedë telefonike, ku diskutuan mbi situatën në Siri e në veçanti mbi gjendjen në qytetin Alepo.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 08, 2016 21:11 Europe/Tirane
  • Lavrov: Të gjitha grupet terroriste në Siri duhet të zhduken

Ministri i jashtëm i Rusisë dhe homologu i tij gjerman, zhvilluan sot një bisedë telefonike, ku diskutuan mbi situatën në Siri e në veçanti mbi gjendjen në qytetin Alepo.

Në këtë bisedë shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov deklaroi se Rusia është e interesuar për një armëpushim real dhe afatgjatë në Siri, por njëkohësisht këmbëngulë në zhdukjen e të gjitha grupeve terroriste në këtë vend. Lavrov tha se të gjitha shtetet dhe të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje për dhënien fund të kërcënimeve terroriste në territorin e Sirisë dhe njëkohësisht për zgjidhjen e krizës humanitare në këtë vend. Lavrov dhe Shtajnamjer shprehën gatishmërinë e Rusisë dhe Gjermanisë për të bashkëpunuar me të dërguarin special të OKB për Sirinë z. Stefan Di Mistura për dërgimin e ndihmave emergjente humanitare në Alepo dhe për vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm në Siri.