Protesta kundër luftës në Berlin
Grupet pacifiste dhe anti-luftë në Gjermani, janë ngritur në protesta kundër prodhimit dhe shitjes së armëve.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve sipas të cilës protestuesit janë shprehur kundër prodhimit dhe shitjes së armëve për vendet e futura në luftë, armë që përdoren për vrasjen e njerëzve të pafajshëm, protestuesit me pankarta në duar kërkuar largimin e forcave të NATO-s dhe ato amerikane nga territori gjerman. Protestuesit gjithashtu kundërshtuan shitjen e armëve gjermane për Arabinë Saudite dhe kanë thënë se këto armë përdoren për vrasjen e popullit jemenas dhe të Sirisë. Ndërkohë burimet jemenase njoftuan se nga një sulm i egër i forcat saudite në Sana kryeqytetin e Jemenit me qindra persona janë vrarë dhe plagosur. Vlen të theksohet se protestat e ditës së shtunë kundër armëve atomike dhe armatimeve të tjera në Gjermani, organizohen sistematikisht për 40 vite me radhë.