Kryetari i Kongresit të Amerikës: Deklaratat e Trump janë neveritëse
(last modified Sun, 09 Oct 2016 06:29:41 GMT )
Tetor 09, 2016 08:29 Europe/Tirane
  • Kryetari i Kongresit të Amerikës: Deklaratat e Trump janë neveritëse

Kryetari i Kongresit deklaroi se fjalët e kandidatit republikan Donald Trump për zgjedhjet presidenciale të Amerikës, janë neveritëse.

Agjenci Reuters e lajmeve njoftoi se Pol Rajan të shtunën në një tubim në West Fall të Viskansen vuri në dukje deklaratat e Donald Trump në lidhje me grat në një video të publikuar të premten nga ana e "Washington Post" dhe duke dënuar deklaratat e Trump ndaj grave, tha: "Ky është një problem i rëndësishëm, për arsye se këto deklarata janë shqetësuese dhe neveritëse". Pjesëmarrësit në këtë tubim pas këtyre fjalëve kanë hedhur slogane kundër Donald Trump si "Turp për ty Tramp". Kandidati republikan Donald Trump pritej të shkonte në West Fall, mirëpo publikimi i një video të vitit 2005, është bërë shkak për anulimin e këtij udhëtimi të tij. Trump në këtë video ka treguar përpjekjet e tij për mashtrimin e një gruaje të martuar dhe për shfrytëzimin e famës së tij për tërheqjen e grave. Publikimi i kësaj video ka tronditur shumë republikanë dhe ka ngjallur shumë kritika ndaj Trump dhe disa prej tyre kanë kërkuar largimin e tij nga gara për zgjedhje presidenciale.

Tags