Publikohen përsëri email-e të Clinton
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30646-publikohen_përsëri_email_e_të_clinton
WikiLeaks ka publikuar një numër emailash të kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 09, 2016 18:23 Europe/Tirane
  • Publikohen përsëri email-e të Clinton

WikiLeaks ka publikuar një numër emailash të kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton.

Email-at e publikuara të premten përfshijnë transkripte të fjalimeve të saj për firmat e Wall Street-it. Clinton njoftohet të ketë thënë se për çështje të politikave duhet një pozicion publik ashtu si edhe një pozicion privat. Clinton ka vuajtur gjatë fushatës nga perceptimi i shumë votuesve se ajo nuk është e besueshme. Reince Priebus, kryetari i Komisionit Kombëtar Republikan, tha në një deklaratë se email-at tregojnë se “Hillary Clinton e ka shndërruar veten për fushatën e saj dhe është një mashtrim i plotë”. Email-at ishin mes qindra mesazheve që ËikiLeaks publikoi nga ndërhyrja në llogarinë e John Podestës, kreut të fushatës Clinton. Fushata nuk ka konfirmuar vërtetësinë e mesazheve. Publikimi i tyre të premten vjen dy ditë para debatit të dytë presidencial me Clintonit dhe rivalit të saj republikan, Donald Trump. Kandidatja demokrate shpreh gjithashtu pakënaqësi që sistemi i fushatave presidenciale kërkon që kandidatët të grumbullojnë shuma të mëdha parash.