Jokia Amano alarmon botën për sulme shkatërrimtare
Sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), ka paralajmëruar në lidhje me sulmet terroriste ndaj centraleve bërthamore në botë.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Jokia Amano, sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), gjatë takimit të djeshëm me ministrin e jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer, ka paralajmëruar në lidhje me sulmet terroriste ndaj centraleve bërthamore në botë. Amano ka deklaruar: Një central bërthamor tre vite më parë ka qenë objekt i një sulmi kibernetikë dhe akoma vazhdon të ketë kërcënime serioze ndaj centraleve të tilla. Ai po ashtu ka folur edhe në lidhje me kontrabandimin e uraniumit të pasuruara. Ai ka thënë se bota duhet seriozisht të përballet me këtë dukuri, sepse mund të ketë pasoja katastrofale.