Jokia Amano alarmon botën për sulme shkatërrimtare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30781-jokia_amano_alarmon_botën_për_sulme_shkatërrimtare
Sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), ka paralajmëruar në lidhje me sulmet terroriste ndaj centraleve bërthamore në botë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 11, 2016 04:23 Europe/Tirane
  • Jokia Amano alarmon botën për sulme shkatërrimtare

Sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), ka paralajmëruar në lidhje me sulmet terroriste ndaj centraleve bërthamore në botë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Jokia Amano, sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), gjatë takimit të djeshëm me ministrin e jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer, ka paralajmëruar në lidhje me sulmet terroriste ndaj centraleve bërthamore në botë. Amano ka deklaruar: Një central bërthamor tre vite më parë ka qenë objekt i një sulmi kibernetikë dhe akoma vazhdon të ketë kërcënime serioze ndaj centraleve të tilla. Ai po ashtu ka folur edhe në lidhje me kontrabandimin e uraniumit të pasuruara. Ai ka thënë se bota duhet seriozisht të përballet me këtë dukuri, sepse mund të ketë pasoja katastrofale.