Turqia dhe Rusia përkrahin largimin e terroristëve nga Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30787-turqia_dhe_rusia_përkrahin_largimin_e_terroristëve_nga_alepo
Presidenti i Rusisë dhe presidenti i Turqisë në një takim dypalësh kanë theksuar nevojën për dërgimin e ndihmave humanitare në Alepo të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2016 04:25 Europe/Tirane
  • Turqia dhe Rusia përkrahin largimin e terroristëve nga Alepo

Presidenti i Rusisë dhe presidenti i Turqisë në një takim dypalësh kanë theksuar nevojën për dërgimin e ndihmave humanitare në Alepo të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, i cili të hënën ka shkuar në Stamboll të Turqisë për të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar të energjisë, gjatë punimeve të këtij samiti ka zhvilluar një konferencë për shtyp të përbashkët me presidentin e Turqisë Rexheb Taip Erdogan. Vladimir Putin në këtë konferencë deklaroi se në lidhje me largimin e terroristëve të armatosur nga Alepo ndanë mendim të përbashkët me homologun e tij turk, mirëpo nuk ka arritur akoma t'i bind amerikanët për të garantuar sigurinë e kontingjenteve të ndihmave humanitare. Presidenti i Rusisë gjithashtu theksoi se vendi i tij i ka propozuar Amerikës që për të shmangur veprimet provokuese siç ishte sulmi ndaj kontingjenteve me ndihma humanitare në rrugën drejt Alepo, të dy palët e përfshira në konflikt të tërhiqen nga rruga Kastelo, mirëpo amerikanët nuk kanë pranuar këtë propozim. Nga ana e tij, Rexhep Taip Erdogan në këtë konferencë për shtyp, deklaroi: Në takimin me homologun e tij rus ka diskutuar rreth luftimeve në Siri duke përfshirë edhe operacionet ushtarake të Turqisë në këtë vend të përfshirë nga lufta. Presidenti i Turqisë gjithashtu u shpreh i sigurt se procesi për normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë po ecën në mënyrë të shpejtë. Vlen të theksohet se presidenti rusi Vladimir Putin të hënën në mëngjes ka shkuar në Turqi për të marrë pjesë në samitin botëror të energjisë i cili po zhvillohet në Stamboll.