Erdogan nuk lëshon pe, i përgjigjet përsëri Bagdadit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30925-erdogan_nuk_lëshon_pe_i_përgjigjet_përsëri_bagdadit
Duke pasur parasysh se operacioni për çlirimin e qytetit verior të Irakut, Mosul nga pushtimi i ISIS, ka shkaktuar tensione mes Ankarasë dhe Bagdadit, kohëve të fundit konfliktet verbale mes krerëve të të dyja vendeve janë përshkallëzuar në masë të madhe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 12, 2016 11:58 Europe/Tirane
  • Erdogan nuk lëshon pe, i përgjigjet përsëri Bagdadit

Duke pasur parasysh se operacioni për çlirimin e qytetit verior të Irakut, Mosul nga pushtimi i ISIS, ka shkaktuar tensione mes Ankarasë dhe Bagdadit, kohëve të fundit konfliktet verbale mes krerëve të të dyja vendeve janë përshkallëzuar në masë të madhe.

Sot (e mërkurë), edhe njëherë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka injoruar kundërshtimet e Bagdadit në lidhje me praninë e forcave turke në veri të Irakut, duke pretenduar se Ankaraja kërkon të parandalojë betejën e Mosulit për tu kthyer në një "konflikt ndërsektar" si për tu mos u shkaktuar "gjak dhe zjarr" në Lindjen e Mesme. Ai më tej ka thënë se Turqia po duket në plan të parë "si e pahijshme" kur po akuzohet se ka sulmuar Mosulin. Këto komente të Erdogan erdhën disa orë pasi kryeministri irakian Heidar Ebadi në llogarinë e tij në Tëitter, hodhi poshtë deklaratat e mëparshme të Erdogan se forcat turke duhet të jenë të përfshira në operacionet në Mosul. Ebadi disa hera ka potencuar se prania e forcave turke në Irak përbën shkelje të sovranitetit kombëtar të Irakut.