Kërkesa e Ligës Arabë për Turqinë në lidhje me Irakun
Tetor 12, 2016 17:30 Europe/Tirane
Liga Arabe i kërkoi Turqisë të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Irakut dhe të respektojë sovranitetin kombëtar dhe tërësinë territoriale të Irakut.
LA dënoi vendimin e fundit të parlamentit turk që vendosi për zgjatjen e qëndrimit të forcave turke në Mosul, në veri të Irakut. LA ka shprehur përkrahjen e plotë për qeverinë e Irakut dhe ka dënuar shkeljen e integritetit territorial të Irakut nga forcat turke. Sekretari i përgjithshëm i LA Ahmed Abu Al Git, deklaroi se LA përkrah sigurinë dhe stabilitetin e Irakut dhe kundërshton politikat ndërhyrëse të Turqisë.
Tags