Kongresmeni amerikan kritikon Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30988-kongresmeni_amerikan_kritikon_arabinë_saudite
Një anëtar i Kongresit të Amerikës e ka quajtur krim luftarak sulmin ajror të Arabisë Saudite në Jemen dhe vrasjen e qytetarëve të pafajshëm të ceremoninë mortore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 13, 2016 03:57 Europe/Tirane
  • Kongresmeni amerikan kritikon Arabinë Saudite

Një anëtar i Kongresit të Amerikës e ka quajtur krim luftarak sulmin ajror të Arabisë Saudite në Jemen dhe vrasjen e qytetarëve të pafajshëm të ceremoninë mortore.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Ted Liu, përfaqësuesi demokrat i Kalifornisë, me anë të një letre dërguar Xhon Kerri, sekretarit amerikan të shtetit, deklaroi: "Koalicioni saudit ka kryer më shumë se 70 sulme të paligjshme kundër Jemenit". Ted Liu gjithashtu ka kërkuar nga Qeveria e presidentit amerikan Barak Obama që të pezullojë bashkëpunimin me koalicionin e drejtuar nga Arabia Saudite i cili po kryen sulme ajror kundër Jemenit. Ai shtoi: "Siç duket koalicioni i sauditëve me qëllim sulmon objektiva civile ose nuk ka kapacitetin e duhur për të bërë dallimin mes objektivave ushtarake dhe civile. Sidoqoftë të dy këto raste konsiderohen krime lufte. Prandaj shitja e armëve të Amerikës për Riadin dhe mënyrat e tjera të mbështetjes së koalicionit saudit duhet të ndërpriten deri në kohën e plotësimit të procesit për rishqyrtim".