Raundi i ri i luftës verbale mes zyrtarëve turq dhe irakianë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i30991-raundi_i_ri_i_luftës_verbale_mes_zyrtarëve_turq_dhe_irakianë
Duke pasur parasysh se operacioni për çlirimin e qytetit verior të Irakut, Mosul nga pushtimi i ISIS, ka shkaktuar tensione mes Ankarasë dhe Bagdadit, kohëve të fundit konfliktet verbale mes krerëve të të dyja vendeve janë përshkallëzuar në masë të madhe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 13, 2016 04:02 Europe/Tirane
  • Raundi i ri i luftës verbale mes zyrtarëve turq dhe irakianë

Duke pasur parasysh se operacioni për çlirimin e qytetit verior të Irakut, Mosul nga pushtimi i ISIS, ka shkaktuar tensione mes Ankarasë dhe Bagdadit, kohëve të fundit konfliktet verbale mes krerëve të të dyja vendeve janë përshkallëzuar në masë të madhe.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka injoruar kundërshtimet e Bagdadit në lidhje me praninë e forcave turke në veri të Irakut, duke pretenduar se Ankaraja kërkon të parandalojë betejën e Mosulit për tu kthyer në një "konflikt ndërsektar" si për tu mos u shkaktuar "gjak dhe zjarr" në Lindjen e Mesme. Ai më tej ka thënë se Turqia po duket në plan të parë "si e pahijshme" kur po akuzohet se ka sulmuar Mosulin. Këto komente të Erdogan erdhën disa orë pasi kryeministri irakian Heidar Ebadi në llogarinë e tij në Twitter, hodhi poshtë deklaratat e mëparshme të Erdogan se forcat turke duhet të jenë të përfshira në operacionet në Mosul. Ebadi disa hera ka potencuar se prania e forcave turke në Irak përbën shkelje të sovranitetit kombëtar të Irakut.  Fise të ndryshme të provincës Anbar dhe pesë parti politike që janë në pushtet në Kurdistanin e Irakut, kanë shprehur sot kundërshtimin e tyre ndaj pranisë së forcave turke në bazën Bashika, 10 km në veri të Mosulit dhe deklaruan se forcat irakiane kanë të drejtë t’i përgjigjen me mjete të ndryshme shkeljes së sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Irakut nga ana e Turqisë. Në fillim të tetorit parlamenti i Turqisë e zgjati edhe për një vit praninë e forcave ushtarake turke në veri të Irakut. Liga Arabe i kërkoi Turqisë të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Irakut dhe të respektojë sovranitetin kombëtar dhe tërësinë territoriale të Irakut. Liga Arabe dënoi vendimin e fundit të parlamentit turk që vendosi për zgjatjen e qëndrimit të forcave turke në Mosul, në veri të Irakut. LA ka shprehur përkrahjen e plotë për qeverinë e Irakut dhe ka dënuar shkeljen e integritetit territorial të Irakut nga forcat turke. Sekretari i përgjithshëm i Liga Arabe Ahmed Abu Al Git,  deklaroi se LA përkrah sigurinë dhe stabilitetin e Irakut dhe kundërshton politikat ndërhyrëse të Turqisë.  Parlamenti i Turqisë në tetor të vitit 2014 ka miratuar lejen për operacione ushtarake të këtij vendi në Siri dhe Irak dhe kjo leje në vitin 2015 ishte vazhduar për një vit tjetër.