Bisedime mes Rusisë dhe SHBA për krizën në Siri
Tetor 13, 2016 04:03 Europe/Tirane
Rusia bëri të ditur se për herë të parë që prej dështimit të armëpushimit në Siri, është e gatshme të zhvillojë bisedime me SHBA dhe me disa vende të rajonit të LM në lidhje me zgjidhjen e krizës në Siri.
Ministria e jashtme Rusisë deklaroi se ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretari i DASH John Kerry, kanë rënë dakord që ditën e shtunë së bashku me diplomatë të disa vendeve të rajonit, të zhvillojnë bisedime në Lozanë të Zvicrës, me qëllim zgjidhjen politike të krizës në Siri. Lavrov deklaroi të mërkurën se në këto bisedime duhet të marrin pjesë edhe Turqia, Arabia Saudite dhe Katari.
Tags