Dy takime rreth Sirisë organizohen në Londër dhe Lozane
Dy takime rreth krizës në Siri do të organizohen të shtunën dhe të dielën në Lozane të Zvicrës dhe në Londër të Anglisë.
Agjenci e lajmeve AFP njoftoi se Xhon Kirbi, zëdhënësi i DASH, deklaroi se Xhon Kerri, sekretari amerikan i shtetit, do të marrë pjesë në të dy këto takime për të shqyrtuar qasja të disa anshme për zgjidhjen e krizës në Siri, si ndërprerjen e dhunës dhe rifillimin e procesit për dërgimin e ndihmave humanitare. Në takimin e të shtunës në Lozaane të Zvicrës do të marrin pjesë Xhon Kerri, homologu i tij rus Sergei Lavrov dhe partnerët kryesor rajonal. Në takimin e ditës së diele gjithashtu Xhon Kerri do të raportojë për homologët e tij evropianë. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka deklaruar se Turqia, Arabia Saudite dhe ndoshta edhe Katari do të marrin pjesë në takimin e ditës së shtunë. Vlen të theksohet se ky takim po zhvillohet në kohën kur qytetarët sirianë janë viktima kryesore të luftës së këtij vendi me terroristët, ndërsa kriza e Sirisë u shndërrua në një sferë për lojën dhe konfliktin e fuqive perëndimore me Rusinë.