Trump: S’i kam kërkuar kurrë falje Serbisë
Kampi i Donald Trumpit e ka mohuar se kandidati republikan për president i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s.
Sipas një zyrtareje që citohet nga gazeta serbe Nedelnjik, Trump kurrë nuk ka folur për mediat serbe. “Trump kurrë nuk ka dhënë intervistë për Serbinë. Unë nuk e di nga e kanë marrë këtë. Kurrë nuk kam lehtësuar intervistë për ndonjë gazetar serb”, ka thënë Suzanne Ryder Jaworowski, një këshilltare e lartë e Trumpit për Politico.com. Nedelnjik kishte thënë se pikërisht kjo zyrtare e fushatës së Trumpit i kishte thënë përgjigjet në emër të tij. Sipas intervistës së fabrikuar Trumpi i kishte kërkuar falje Serbisë për bombardimin e NATO-s duke thënë se “serbët ishin gjithmonë aleatët tanë”