Kundërshtohet ideja për sulm bërthamor parandalues të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31156-kundërshtohet_ideja_për_sulm_bërthamor_parandalues_të_amerikës
Përfaqësuesit e Kongresit të Amerikës kanë kundërshtuar idenë për një sulm bërthamor parandalues të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2016 08:29 Europe/Tirane
  • Kundërshtohet ideja për sulm bërthamor parandalues të Amerikës

Përfaqësuesit e Kongresit të Amerikës kanë kundërshtuar idenë për një sulm bërthamor parandalues të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se mbi 20 përfaqësues të Kongresit të Amerikës kanë kërkuar nga presidenti i SHBA-ve që ai të heqë dorë nga ideja për një sulm bërthamor parandalues. Në letrën e këtyre përfaqësuesve thuhet se sipas kësaj ideje, Amerika mund të përdorë planet e mundshme të saj për të shfrytëzuar armët bërthamore kundër një armiku që posedon armë bërthamore të njëjta, por ky veprim është shumë i rrezikshëm dhe mund të rezultojë me vrasjen e mijëra qytetarëve të vet Amerikës dhe me shpërthimin e një lufte të plotë bërthamore. Ndërkohë Russia Today ka akuzuar Daily Star dhe Daily Mail për krijimin e panikut përsa i përket Luftësë Tretë Botërore. Media shtetërore Russia Today RT akuzoi agjencitë angleze të lajmeve se ka raportuar një lajm të pakonfirmuar sipas të cilave, presidenti rus Vladimir Putin kishte urdhëruar zyrtarët të kthenin familjet në atdhe. “Një raportim i pakonfirmuar në një faqe lajmesh rajonale duket se ka qenë i mjaftueshëm që tabloidët britanikë ta bëjnë bujë një gjë të tillë,” shkruan RT. Sipas RT, lajmi origjinal erdhi nga faqja Znak.com dhe forma se si lajmi u tregua nga Daily Mail e Daily Star ishte e papërgjegjshme dhe diçka e tillë mund të shtonte tensionin e krijuar.